Romero: Pse refuzova Barcelonën për Tottenham, Gasperini më i miri

schedule16:11 - 14 Gusht, 2021

schedule 16:11 - 14 Gusht, 2021

Christian Romero u transferua nga Atalanta te Tottenham. Mbrojtësin argjentinas e donte edhe Barcelona, por ai refuzoi katalanasit për të luajtur në Premier League.

Në prononcimin e dhënë për AS, 23-vjeçari, të cilin Spurs mund ta blejnë përfundimisht verën e ardhshme për 50 milion euro, ka fjalë falënderuese për trajnerin Gian Piero Gasperini.

E mora vesh që më kërkonte edhe Barcelona, por zgjodha Tottenham sepse doja të luaja në Premier League dhe të vazhdoja të rritesha në kampionatin më të mirë në botë.

Messi më donte te Barcelona? Leo është fenomen, një person i jashtëzakonshëm. Por jo vetëm ai, tek Argjentina më kanë mikpritur të gjithë në mënyrë të mrekullueshme”.

Më pas një koment për Gian Piero Gasperinin, trajnerin e Atalantës me të cilin punoi sezonin e kaluar. “Jam rritur shumë me të, mendoj se ka qenë trajneri më i mirë që kam pasur në karrierë.

Puna me të më ka përmirësuar shumë, e falënderoj për gjithçka. Ai është një trajner që nëse e sheh që ke dëshirë për t’u përmirësuar, qëndron përkrah teje deri në fund të jetës“, përfundoi Romero. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!