Romë, s’ka më notë 4 në vlerësim

schedule13:30 - 30 Janar, 2019

schedule 13:30 - 30 Janar, 2019

Drejtoresha e një shkolle në Romë ka vendosur që asnjë nxnës në shkollën e saj të mso vlerësohet me notën 4, pasi vlerësimet do të nisin vetëm nga nota 5. Një vendim ky që ka ngjallur shumë reagime

Nuk do të ketë më nota më të ulëta se 5. Është ky vendimi i marrë nga drejtoresha e shkollës “Viskontino” në Romë, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit Italian. Në vendimin e ri të cilin ia ka shpërndarë tashmë mësimdhënësve, drejtoresha Guliemi thekson se nuk mund të vendoset nota 4 ose më e ulët se 4.

Mediat italiane shkruajnë se janë disa arsyet të cilat kanë shtyrë drejtoreshën që të marrë vendimin i cili ka shkaktuar shumë reagime. Shumë mësimdhënës kundërshtojnë vendimin duke thënë se dëmton meritokracinë, duke shtuar faktin se ka nxënës të cilët e meritojnë vërtetë këtë notë

Por Guliemi shpjegon se ka para shumë student që braktisin shkollën për një notë 4 në dëftesë. Për më shumë një nxënës i cili merr notën 2 ose 3., nuk mund ta rimarrë më veten. Dhe kjo gjë është e vërettuar. Nëse vlerësimi nis nga nota pesë, atëherë të gjithë do të jenë më të motivuar.

Ministry Italian I arsimit Marko Buseti e cilësoi vendimin sit ë cuditshëm duke shtuar se notat nisin nga 1 deri në 10. Duke iu kujtuar studentëve se nota nuk është një gjykim mbi personin, ministry u shpreh se e kuptonte që nuk është e thjeshtë të marrësh një notë negative./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!