Romario legjendari i rikthehet futbollit, braziliani do të luajë futboll përkrah djalit të tij

schedule12:13 - 18 Prill, 2024

schedule 12:13 - 18 Prill, 2024

Romario i Brazilit, kampioni i botës i vitit 1994, do të veshë përsëri këpucët në moshën 58-vjeçare për të ndihmuar klubin që ai drejton, ka njoftuar qendërsulmuesi legjendar që doli në pension pothuajse 15 vite më parë.

“Nuk do të luaj të gjithë sezonin, por do të luaj disa ndeshje me ekipin e zemrës sime dhe do të realizoj një ëndërr të fundit, të luaj pranë djalit tim”, ka shkruar Romario në llogarinë e tij në Instagram.

Ai do të veshë fanellën e America de Rio Janeiro, klubi ku ai ka qenë president që nga janari dhe me ngjyrat e të cilit luajti shkurtimisht në vitin 2009, gjatë turneut të kategorisë së dytë të Rios, e cila fillon në maj dhe përfundon në gusht.
Fituesi i këtij kompeticioni do të luajë në divizionin e parë të Shtetit të Rios në fillim të vitit 2025, ku garojnë skuadrat e Rios që i përkasin elitës braziliane si Flamengo, Fluminese, Vasco de Gama dhe Botafogo.

Klubi i themeluar në vitin 1904 që po kalon një krizë të rëndë financiare, Romario do të luajë përkrah djalit të tij, sulmuesit Romarinho, i cili nënshkroi në mars./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!