Romano konfirmon gjithçka, Interi pranë firmës me talentin brazilian

schedule16:11 - 27 Maj, 2020

schedule 16:11 - 27 Maj, 2020

Fabrizio Romano është një ndër gazetarët më të suksesshëm sportiv të viteve të fundit. Italiani shpeshherë është në qendër të vëmendjes, sidomos për lajmet e merkatos. Në Tëitter, Romano është shumë i ndjekur dhe shumë aktiv me zërat më të fundit dhe shpeshherë, raportimet e tij kanë qenë të vërteta.

Sot, Romano ka konfirmuar se Interi është shumë pranë firmës me talentin 21 vjeçar brazilian, Matheus Cunha. Ky i fundit, doli në skenë me fanellën e Leipzig, ku bëri ndeshje shumë të mira në krah të sulmit.

Por duke parë rivalitetin e Schick dhe Werner, u transferua në merkaton e janarit te Hertha Berlin, ku edhe aty bëri paraqitje tepër pozitive. Në vitin 2019, Cunha fitoi çmimin “Goli më i bukur i sezonit” në Bundesliga dhe është një lojtar me shumë cilësi. Në Transfermarkt, 21 vjeçari vlerësohet 13.5 milion euro dhe do të ishte një përforcim i zgjuar për Interin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!