Çfarë ndodh kur një roman fantazi që është “hedhur poshtë” një herë shndërrohet në realitet? Për këtë duhet pyetur autori skocez Peter May
Ai shkroi një libër të titulluar ” Lockdown ” në 2005 në lidhje me një pandemi globale. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, ky është realiteti ynë sot për shkak të koronavirusit, i cili deri më tani ka infektuar më shumë se 1 milion njerëz globalisht.
Libri, i cili u refuzua nga botuesit në atë kohë pasi ishte shumë jorealist, u botua më në fund të enjten.
Historia është vendosur në Londër, epiqendra e një pandemie globale që detyron zyrtarët të izolojnë vendin.
Vite më parë, botuesit e quajtën romanin si “jashtëzakonisht joreal dhe të paarsyeshëm”, tha May. Kështu që ai e la librin menjëane dhe e harroi që madje kishte shkruar një roman të tillë.
Kjo ndodhi derisa një fans në Twitter i kërkoi të shkruante një libër për koronavirusin.
“Mendova për këtë për një minutë para se ta kuptoja se unë e kam shkruar një libër të tillë,” tha May.
Ai e lexoi librin gjatë natës dhe të nesërmen në mëngjes ai tha:” Kjo është përfekte. Unë duhet ta botoj tani. “”
“Lockdown”( izolimi) është i disponueshëm vetëm në Amazon MB, dhe është duke u shitur në formatin Kindle por do të jetë në dispozicion për të gjithë në 30 Prill./abcnews.al