Romagnoli “piketohet” si pasuesi i De Ligt, sa shumë pikëpyetje

schedule12:51 - 15 Tetor, 2021

schedule 12:51 - 15 Tetor, 2021

Juventusi mund të humbasë në verë mbrojtësin Matthijs De Ligt dhe në vend të tij mund të merret Alessio Romagnoli, të cilit i përfundon kontratë më 30 qershor 2022.

Të dy lojtarët përfaqësohen nga Mino Raiola dhe në kampin bardhezi po ndjekin me kujdes çfarë po ndodh me mbrojtësin te Milani.

Sipas Gazzetta Dello Sport, e ardhmja e Romagnoli varet nga De Ligt. Nga ana tjetër te bardhezinjtë duan edhe të shkurtojnë shpenzimet.

Juventusi ofron për Romagnolin pagën aktuale që merr te Milani dhe mbetet të shihet nëse do të ndodhë kjo lëvizje verën e ardhshme. Kuqezinjtë po tentojnë të rinovojnë me të. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!