Roma, qyteti i dhjetë në botë për trafikun e ngarkuar

schedule20:11 - 13 Shkurt, 2019

schedule 20:11 - 13 Shkurt, 2019

I dhjeti në botë për sa i përket trafikut të rënduar automobilistik, dhe i dyti për orët e humbura nga shoferët në timon. Roma shënon një record negative këtë vit me 254 orë që banorët e kryeqytetit kanë kaluar në timon në vitin që lamë pas.

Roma është qyteti i dhjetë në botë përsa i përket trafikut të rënduar automobilistik. Me 254 orë në timon, kryeqyteti Italian është i dyti pas Bogota e cila numëron 272. Analiza i referohet vitit 2018 dhe krahason trafikun automobilistik në më shumë se 200 qytete në 38 vende të ndryshme.

Po për sa i përket orëve që kalohen në timon, lista dominohet nga qytetet europiane. Në dhjetë vendet e para janë 8 europiane – ndërkohë që kryeson Moska, Stambolli, Bogota, qyteti i Meksikos dhe San Paolo. Më pas është Londra, Rio de Zhanero, Boston dhe Shën Petërburg.

Shtetet e bashkuara të amerikës për trafikun shpenzojnë 87 miliardë dollar në vit. Sipas përllogaritjeve janë 1.348 dollarë për cdo shofer. Boston Uashington dhe Cikago janë tre qytete më të këqija në vend për orët që shoferët humbasin në trafik. Janë 164 orë, më pak se një javë, që në Boston shoferët kalojnë në timon. Një humbje parash në terma produktiviteti prej 2.291 dollarësh për shofer. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!