Britania e Madhe ka bërë të ditur mbrëmjen e së martës se mbi Bjellorusinë do të vendosen sanksione për rolin që ka luajtur në pushtimin e Ukrainës.
Bjellorusia mori pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë në prag të pushtimit dhe disa trupa ruse kanë hyrë në Ukrainë nga kufiri bjellorus.
Ukraina tha gjithashtu sot se 300 tanke bjelloruse janë grumbulluar në kufi. /abcnews.al/