Baba Haxhi Saliaj u përkujtuar në 85 vjetorin e lindjes me organizimin e një konference e cila mbante titullin “Bektashizmi ne Gjirokastër dhe roli i shquar i Klerikut Patriot Haxhi Saliajt”.
Aktiviteti u çel nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dedë Edmond Brahimaj i cili e vlerësoi si simbol të fisnikërisë.
Haxhi Saliaj bën pjesë në plejadën e atyre klerikëve bektashian të cilët jo vetëm nuk u nënshtruan prej mekanizmave të propagandës së regjimit komunist por mbajtën të gjallë besimin e palëkundër në zot u shpreh kryetari I bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi.
Ndërsa Baba Skënder Dervishi e vuri theksin tek roli që luajti Baba Haxhi Saliaj.
Kumtesa u mbajtën dhe nga pedagogë të historisë në Universitetin e Gjirokastrës. Ndërsa në fund të konferencës u dhanë tituj nderi nga Qarku Gjirokastër, Bashkia Mallakastër dhe Shoqata Mallakastra, zona ku Baba Haxhi Saliaj u lind dhe u rrit. /abcnews.al