Roli i internetit në tregtinë e paligjshme të papagajve

schedule06:09 - 5 Shkurt, 2022

schedule 06:09 - 5 Shkurt, 2022

Faiz Ahmed ulet në një tavolinë i pavëmendshëm, ndërsa i drejtohet një ekipi gazetarësh të infiltruar të “BBC News”. Ai është i zënë me biznesin e tij të importimit dhe shitjes së zogjve. Është një linjë e njohur tregtare në Bangladesh, ku është e bazuar veçanërisht mes njerëzve me lidhje dhe para për të investuar.

Biseda kishte nisur për blerjen e papagajve legalë, por më vonë nisën të bisedonin për blerjen e papagajve afrikan gri që janë specie të veçanta. Është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar shitja e papagajve gri afrikan, të cilë janë të rrezikuar dhe në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Megjithatë, Faizi me qetësi tregoi se si mund t’iu shmangej kontrolleve në doganë.

“Është e vështirë të marrësh leje importi për papagajt gri. Ekziston një specie tjetër pothuajse e njëjtë me papagajtë gri që janë papagajtë Timneh. Është e mundur të merret leje për papagajtë Timneh dhe në vend të tyre të importohen papagaj gri,” tha ai. Në sipërfaqe, tregtia e paligjshme e kafshëve të egra është siç ka qenë gjithmonë , rrugë sekrete dërgesash, dokumente doganore të falsifikuara dhe magazina të fshehta raportojnë gazetarët Shiroma Silva dhe Carl Miller të “BBC-së”.

Por mënyra se si kanë arritur në bazën e Faizit është një shenjë sesa në mënyrë drastike është transformuar tregtia e paligjshme e bimëve dhe kafshëve të rrezikuara. Ai ka reklamuar hapur shitjen e shpendëve dhe kafshëve të rrezikuara në rrjetet sociale. “Interneti e ka bërë shumë më të lehtë vendosjen e rrugëve tregtare ndërmjet blerësit dhe shitësit që mund të komunikojnë me njëri-tjetrin shumë më lehtë se më parë,” thotë Simone Haysom, nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Pak kohë pas takimit fillestar, ai u tha gazetarëve se autoritetet e Bangladeshit po bëhen më të rrepta, kështu që ai mund të importonte zogjtë, por nuk mund të merrte përgjegjësinë për ta në doganat e aeroportit. Kur Faiz u kontaktua nga producenti i “BBC-së” në Mbretërinë e Bashkuar mohoi të kishte ofruar tregtimin e papagajve gri afrikan. Më pas ai pretendoi se nuk e dinte që importi dhe tregtia e tyre tani ishte e paligjshme, duke theksuar se ka shumë shitës të tillë në Bangladesh.

Ndërkohë, Rowan Martin nga organizata e “Besimit të Papagajve Botëror” thotë: “Gjithnjë e më shumë njerëz duan zogj dhe kafshë ekzotike si kafshë shtëpiake, të nxitur nga dëshira për të zotëruar diçka të pazakontë”.

/ abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!