Agjensia kufitare dhe e rojeve bregdetare të Bashkimit Europian do kryejë aksione në territorin e Shqipërisë. Parlamenti Europian i hapi dritën jeshile me 601 vota pro, 69 kundër dhe 25 abstenime, duke miratuar raportin e eurodeputetes Bodil Valero. Parlamenti Europian ka mbështetur aksione të menaxhimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian dhe kontrollit të flukseve të emigracionit, edhe në Shqipëri. Ky raport përqëndrohet te statusi i marrëveshjes midis Bashkimit Europian dhe Republikës së Shqipërisë, mbi të gjitha aspektet që rregullojnë përgjegjësinë civile, penale, detyrat dhe kompetencat e anëtarëve të ekipeve të nevojshme, për kryerjen e aksioneve të kësaj agjencie në Shqipëri. Në raport, eurodeputetja Valero, vendos theksin te garantimi e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe krijimit të mekanizmave të ankimimit, në rast të shkeljeve të të drejtave themelore gjatë procedurave të azilit, të drejtave të fëmijës, të drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare, të parimit të mosbindjes si dhe ndalimi i torturës dhe trajtimive çnjerëzore ose degraduese, apo i dëbimeve kolektive gjatë këtyre aksioneve. /abcnews.al
Rojet bregdetare të BE do të veprojnë në territorin shqiptar
schedule16:09 - 15 Janar, 2019
schedule 16:09 - 15 Janar, 2019
