Rojet bregdetare shpëtojnë të riun në Velipojë, 17 vjeçari: Faleminderit që më shpëtuat jetën

schedule12:07 - 7 Gusht, 2023

schedule 12:07 - 7 Gusht, 2023

Një 17 vjecar është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, mëngjesin e së hënës. Adoleshenti që u gjend në rrezik nga dallgët në det u nxor në breg nga rojet bregdetare.

Mjekët e qendrës shëndetësore verore të Velipojës, të cilët i erdhën në ndihmë tregojnë se 17-vjeçari ishte në gjendje të rëndë fillimisht.

“U përballëm me një rast shumë të vështirë, na informoi urgjenca kombëtare për mbytje në det. U nisëm menjëherë, shkuam në vendngjarje, ishte një djalë 17 vjec, sapo e kishin nxjerrë rojet bregdetare.”

“Ishte kod i kuq, puls shumë i dobët, në momentin që  u soll në qendër shëndetësore filloi stabilizimi. Fatmirësisht nuk e transportuam në Shkodër, u largua pas dy orësh.”

17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa një falenderim ka për ekipin e bluzave të bardha që e shpëtuan jetën.

“Dua të falenderoj stafin e qendrës këtu sepse isha gati dukeu mbytur dhe më shpëtuan jetën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!