Rojet bregdetare amerikane paralajmërojnë anijen iraniane, qëllojnë 30 herë ndaj saj

schedule10:14 - 11 Maj, 2021

schedule 10:14 - 11 Maj, 2021

Një anije e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara ka qëlluar rreth 30 herë si një shenjë paralajmëruese për 13 anijet e Marinës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGCN) të Iranit të cilat iu afruan asaj dhe anijeve të tjera të Marinës Amerikane në ngushticën e Hormuz.

Sipas mediave të huaja, bëjnë me dije se është përplasja e tretë midis anijeve amerikane dhe iraniane në muajin e kaluar dhe hera e dytë që atyre të SHBA-së u është dashur të reagojnë me të shtëna paralajmëruese për shkak të asaj që ata thanë se ishte sjellje e pasigurt nga anijet iraniane në rajon, pas një qetësie relative në ndërveprime të tilla gjatë vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se të shtënat paralajmëruese u qëlluan pasi anijet e shpejta iraniane u afruan afërsisht 450 metra të gjashtë anijeve ushtarake amerikane, përfshirë USS Monterey, që po shoqëronin nëndetësen me raketa të drejtuara Georgia.

Dhe autoritetet e Rojës Bregdetare të SHBA gjuajti të shtënat paralajmëruese nga një “armë” me kalibër 0.50 përpara se anijet iraniane të largoheshin, tha Kirby. Kirby tha se raundi i parë u qëllua kur anijet iraniane arritën në 274 metra nga anijet e SHBA-së dhe e dyta kur arritën brenda 137 metrash.

Incidenti i fundit vjen ndërsa fuqitë botërore dhe Irani kërkojnë të shpejtojnë përpjekjet për t’i kthyer Uashingtonin dhe Teheranin përsëri në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!