Roja i PD largohet nga puna pas 24 vitesh: Demokratët të gjejnë gjuhën e përbashkët

schedule21:24 - 7 Janar, 2022

schedule 21:24 - 7 Janar, 2022

Një dorëheqje është dhënë së fundmi në selinë blu, ndikuar nga situata e muajve të fundit. Pëllumb Matraku, i cili ka punuar prej 24 vitesh si roje në godinën e Partisë Demokratike, ka njoftuar largimin e tij nga posti që ka mbajtur.

Në një shënim në rrjetet sociale, ai shpreh vlerësimin për dy kryetarët me të cilët ka punuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Matraku thotë se ka vendosur të largohet parakohe nga puna, sepse nuk i pëlqejnë reagimet e demokratëve, të cilët prej muajsh janë ndarë në dy kampe përballë njëri-tjetrit. Duke iu referuar situatës, ai u kërkon demokratëve të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan ai.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!