Tre persona që ishin në rrezik mbytjeje u shpëtuan gjatë natës nga Roja Bregdetare. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit dhe sipas policisë së Vlorës, njerëzit që ishin në rrezik kanë telefonuar në Policinë e Shtetit ku dhe kanë kërkuar ndihmë. Me pas është njoftuar Roja Bregdetare e cila finalizoi operacionin e shpëtimit. Nuk dihet arsyeja pse ata persona ndodheshin në det në atë orë të natës, por dy nga ata janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. /abcnews.al
Roja bregdetare shpëton 3 persona në Sazan
schedule14:51 - 22 Tetor, 2018
schedule 14:51 - 22 Tetor, 2018