I freskët nga rinovimi i tij me Real Madrid, sulmuesi Rodrygo ka folur për faqen zyrtare të klubit spanjoll pas firmës në letrën e bardhë.
“Jam shumë i lumtur, është një ditë shumë e veçantë për mua. Jam shumë i lumtur që kthehem në këtë dhomë, ashtu si kur firmosa për herën e parë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu dhe, kur fillon të veshësh këtë fanellë, e sheh vërtet madhështinë e saj. Mund të thuash se Real Madrid është jeta ime. Do të doja që të gjithë të përjetojnë një ditë si kjo sepse është shumë e veçantë.
Një kujtim i pavdekshëm? Goli im i dytë kundër Manchester City në gjysmëfinalen e Champions League. Një këshillë? Do t’i jem gjithmonë shumë mirënjohës Modric, ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer.
Kur nuk po luaja shumë, ai më tha të vazhdoja të punoja dhe të stërvitesha sepse do të vinte koha ime. Dhe ashtu ndodhi, koha ime erdh dhe unë fillova të shënoja dhe të isha i rëndësishëm për ekipin tim”, është shprehur braziliani./h.ll/abcnews.al