Roboti i NASA-s nis të kërkojë për shenja të lashta jete në Mars

schedule20:37 - 12 Maj, 2021

schedule 20:37 - 12 Maj, 2021

Roboti i dërguar nga NASA në Mars që mban emrin Perseverance ka tashmë një mision të ri. Agjencia Hapësinore ka bërë të ditur se pas përfundimit të testeve fluturuese të helikopterit të vogël Ingenuity, tashmë roboti do të kërkojë për shenja që mund të sugjerojnë se dikur Planeti i Kuq ka qenë i banueshëm.

NASA ka konfirmuar se roveri ka nisur tashmë të studiojë liqenin e lashtë në Kraterin Jezero duke i fokusuar instrumentet e tij shkencore në shkëmbinjtë, shkruan Abcnews.al

Një kamera që mban emrin WATSON është e vendosur në fund të krahut robotik të sondës dhe po shkrep foto të detajuara të shkëmbinjve.

Roboti i NASA-s mbërriti në sipërfaqen e Planetit të Kuq më 18 shkurt.


Misioni i parë ishte testimi i instrumenteve të tij si dhe regjistrimi dhe transmetimi i të dhënave të fluturimit të helikopterit Ingenuity. Tani, roveri ndërmerr një mision të ri, më shkencor. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!