Ish-futbollisti brazilian i dënuar me 9 vite burg për përdhunim qëndron në vendin e tij dhe prokuroria e Milanos po përgatit një kërkesë për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Pavarësisht se është dënuar në Itali me 9 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare, Robinho mbetet në Brazil.
Ish-futbollisti i Santos, Real Madrid dhe Milan është dënuar më 19/1 me burg për rastin e përdhunimit në një klub nate në Milano në vitin 2013.
Sipas mediave italiane, prokuroria e Milanos po përgatitet të paraqesë një kërkesë për ekstradim në Ministrinë e Drejtësisë braziliane për futbollistin e njohur.
Natyrisht, legjislacioni në Brazil mbron Robinhon pasi nuk lejon ekstradimin e shtetasve të lindur në vend.
Do të lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe Robinho, nëse brazilianët refuzojnë t’ia dorëzojnë italianëve, do të arrestohet nëse udhëton jashtë Brazilit. /abcnews.al/