Robertson: Klopp u bë “tapë” për të qetësuar nervat, i kemi kërkuar dy ditë pushim

schedule09:40 - 26 Qershor, 2020

schedule 09:40 - 26 Qershor, 2020

Mbrojtësi i Liverpool, Andy Robertson, foli për BBC Sport pas fitores së titullit kampion në Premier League, duke folur hapur dhe duke treguar si e përjetuan lojtarët ndeshjen mes Chelsea dhe Manchester Cityt, si dhe zbuloi se Klopp i ktheu disa birra para startit të takimit, për të qetësuar nervat.

“Festuam në mënyrë të çmendur. Normalisht, kur De Bruyne barazoi me supergolin e shënuar, ramë disi në qetësi, por fatmirësisht, Chelsea reagoi dhe e fitoi ndeshjen. Fitore e rëndësishme për ta, por normalisht, më e rëndësishme për ne.

Ende po përpiqemi që të bindim trajnerin të na japë dy ditë pushim. Shpresoj që Klopp të na e plotësojë kërkesën dhe ta shijojmë këtë titull, pasi festa ka vazhduar që tani. A ka pirë Klopp? Padiskutim që i piu ca birra para se të nisë ndeshja, për të qetësuar trurin. Tani Jurgen është OK, por mendoj se na duhen dy ditë pushime për të marrë veten”, përfundoi Robertson./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!