Pasi u largua nga Manchester United nën një re polemikash, Ronaldo udhëhoqi Portugalinë si kapiten në Kupën e Botës 2022, por performancat e tij nuk ishin ato që mendoheshin dhe ai u zëvendësua nga Goncalo Ramos në fazat me eliminim direkt.
Në moshën 38-vjeçare dhe me talentin e tij të dikurshëm, dukej sikur ditët e Ronaldos me kombëtaren ishin të numëruara. Por trajneri i ri Roberto Martinez e ka grumbulluar me Portugalinë dhe për këtë ka dhënë një shpjegim.
“Unë u emërova më 9 janar dhe kisha gjashtë javë për të studiuar lojtarët e mi. Kur erdha, gjeta një lojtar që ka luajtur në ligat më të mira të Europës, një lojtar që shkoi edhe në Arabinë Sauditë për të luajtur, një lojtar që ka udhëhequr kombëtaren ndër vite, një lojtar që ishte lider në dhomat e zhveshjes, por mbi të gjitha një person me shumë cilësi shpirtërore.
Cristiano nuk ishte gati të largohej. Ai ishte gati dhe dëshironte të ishte pjesë e ciklit të ri dhe në atë moment ishte shumë e lehtë ta grumbulloja në skuadër. Ai është një kampion, një lider. Ai është dikush që mund të arrijë 200 ndeshje për kombin tuaj dhe dikush që karikon skuadrën në çdo rast, e kemi parë këtë gjë në finalen e Europianit kudnër Francës”, ka thënë ndër të tjera Roberto Martinez./h.ll/abcnews.al