Ajo humbje kundër Francës, ditën e sotme, mund të ketë qenë paraqitja e fundit e “goleadorit”, Robert Lewandowski, në një Kupë Bote.
Për mediat sulmuesi polak tha se ende nuk e ka marrë një vendim dhe mund të ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm.
“Ka ende shumë kohë dhe faktorë të ndryshëm do të ndikojnë në këtë vendim. Unë duhet të jem i lumtur që të luaj. Jam i lumtur kur përpiqemi të sulmojmë, kur mbrohemi me vështirësi jam pak më pak, por e përsëris sërish se shumë faktorë do të ndikojnë në këtë vendim”,- u shpreh Lewandowski. /i.m /abcnews.al