Robert Budina: Silva Bino na kërkoi të bënim testin, nuk më ka dhënë dokument  

schedule19:24 - 19 Qershor, 2020

schedule 19:24 - 19 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale njoftoi sot se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar pozitiv me korovirus.

Në një intervistë për “Mbrëmje në Abc”, Robert Budina ka dhënë detaje rreth asaj që ka ndodhur. Regjisori u shpreh se disa ditë më parë mori pjesë në varrimin e hallës së tij dhe aty ka qenë prezent edhe një i infektuar.

Më tej, Budina thotë se një gjë të tillë e ka marrë vesh përfaqësuesja e ISHP, Silva Bino dhe i ka kërkuar atij dhe vëllait të bëjnë testin. Regjisori thotë se përgjigjen e mori nga statusi i kryeministri dhe më pas është njoftuar në telefon edhe nga Bino.

Budina shprehet se Silva Bino nuk i ka dhënë asnjë dokument me përgjigjen e testit dhe fillimisht nuk ka pranuar që edhe familjarët t’i nënshtrohen testit, pasi sipas saj nuk kanë shenja.

LEXO EDHE: Budina: Nëse jemi pozitiv, koronavirusi doli nga spitali jo nga protesta

Nuk kam asnjë test zyrtar në dorë, para 12 ditësh një i afërm i im  ndërroi jetë dhe në atë varrim ka marrë pjesë edhe dikush i sëmurë me Covid. Sa ka marrë vesh Silva Bino që ne kemi qenë aty ka kërkuar që të bëhet testimi jonë. Sipas zonjës, më pyeti si kam qenë. Para 1 jave kam pas një temperaturë të lehtë, dhe i thashë çfarë më kishte ndodhur dhe nuk kisha më asnjë testim. Kërkoi të bënte testin. Mora vesh nga statusi i kryeministrit. Më pas mora lajmërimin nga zonja. I kërkova të bëjnë testimin edhe fëmijëve, ajo më tha jo se ata nuk kanë shenja. Pastaj i kërkova zonjës kush është dokumenti, ajo tha nuk e kam. Unë i kërkova të më sillnin dokumentin dhe të bëj edhe një testim tjetër.”, thotë ai.

LEXO EDHE: Budina nxjerr foton krah djalit dhe bashkëshortes: Jemi si kokrra e mollës, nesër vërtetojmë testin

Regjisori thekson se do e ndjekë në rrugë ligjore këtë çështje, pasi kryeministri nuk duhet të publikonte emrin e tij. Këtë që ndodhi Budina e cilëson si një sulm të pastër. Po ashtu ai ka ritheksuar se do i nënshtrohen sërish testit në rrugë private.

Mori zonja në telefon në mëngjes dhe më tha kështu. E mora shumë normalisht megjithëse nuk kisha shqetësim. Kur u bë mediatike çështja u shqetësova shumë. Fëmijët janë duke kryer disa kurse dhe me daljen e lajmit u cënua e drejta e tyre. U ndjeva keq, dhe kërkova që të kisha dokumenta zyrtare. Por nxjerrja e privatësisë është kundër cdo ligji dhe unë do e ndjek këtë çështje. Mora një informacion për këtë dhe dua ta ndjek, nuk kanë asnjë të drejtë të nxjerrin privatësinë time. Ky është një sulm i pastër njerëzor. Jo nuk donin ti bënin testet e familjarëve të mi, pas një këmbëngulje arritëm që të vinë të bëjnë testet. Por ne do të bëjmë një test tjetër që nuk kontrollohet nga shtetit”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!