Robert Aliaj: Nuk është tradhti nëse nuk ka lidhje shpirtërore

schedule22:34 - 30 Maj, 2022

schedule 22:34 - 30 Maj, 2022

Robert Aliaj ka folur për rastin e tradhtisë bashkëshortore në Librazhd, ku familja e djalit gjeti në shtrat nusen me të dashurën ndërsa videoja u bë virale në rrjete sociale. Sipas tij, nuk mund të quhet tradhti nëse mes dy personave nuk ka lidhje shpirtërore.

“Nuk bëhet fjalë për vlera në një familje ku ata as nuk bashkëjetojnë bashkë. Është një familje që ai jeton në Gjermani ajo në Shqipëri dhe shihen shumë rrallë. Nuk besoj te tradhtia në këtë rast se nuk ka pasur një lidhje shpirtërore. Nuk e quaj tradhtti një akt kur nuk ka lidhje shpirtërore me mua.

Nuk është çështje nderi fare. Nderi është kur i kanë dhënë njëri-tjetrit një status të përcaktuar. Kemi një mungesë identitare të përkatësisë si komb, ku nuk ka një kod moral. Vajza është e kërcënuar më shumë nga i ati. Ajo është një vajzë e dhuruar, si trofe. ”, tha mes të tjerash Robert Aliaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!