Rakip Suli: Fat që Shqipëria ka Edi Ramën, dora e tij si dora e Zotit

schedule11:16 - 15 Prill, 2021

schedule 11:16 - 15 Prill, 2021

Për kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli ishte fat i madh që gjatë situatës së vështirë të tërmetit vendi pati në krye të qeverisë Edi Ramën.

Gjatë një takimi elektoral në Kamëz, me prani edhe të kryeministrit, Suli tha dora e Edi Ramës është si dora e Zotit që mbajti fjalën për gjithçka.

Një votë është dhe duhet vlerësuar si medalje ari. Ishte fat që Shqipëria pati në këtë situatë Edi Ramën. Është ndjerë dora e Edi Ramës si dora e Zotit që mbajti fjalën për gjithçka që u dëmtua nga tërmeti. Pak kilometra na ndajnë, 280 apartamente që ato familje marrin bonusin e qirasë. 

30 vjet nuk bëri një urë për të lidhur banorët. Ne e bëmë realitet. Unë kam pasur fatin të isha pjesë e besimit të skuadrës së Edi Ramës, ne sot nuk kemi ardhur thjeshtë për votën por çfarë bëmë 1 vit e gjysmë. Këto pak ditë të trokasim në çdo familje për të thënë pse duhet votuar numri 12 dhe PS,” tha Rakip Suli.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!