Florian Riza tregon problemin e madh në lidhje me arbitrat. Atmosfera është e rëndë dhe opinionisti i njohur iniston tek edukimi i lojtarëve të rinj në emisionin “Pressing” në ABC News.
“Nuk keni punë me arbitrin, na është mësuar që në moshën 9-vjeçare kjo gjë. Kjo frymë ka rënë në ditët e sotme. Deri në moshën 12-13 vjeçare po diskutohet të luhet pa arbitër në botë. Kjo, besoj, është në të kundërtën e asaj që ndodh me arbitrat e moshave te ne.
Ka agresivitet, ka ndërhyrje prindërish. Brezat rriten bashkë, edhe futbollistët, edhe arbitrat“, thekson Riza. /abcnews.al