Riza: Mungesa e stërvitjes ndikon, lojtarët ta shmangin këtë gjë

schedule23:30 - 4 Qershor, 2020

schedule 23:30 - 4 Qershor, 2020

Florian Riza, pjesë e skuadrës së Pressing, e nisi fjalën e tij me ndeshjen Bylis-Tirana, duke analizuar mbarëvajtjen e këtij takimi. Gjithashtu, Riza foli dhe për tema të tjera gjatë fjalës së tij.

“Vetë logjika të ccon se kur ke 3 muaj pa stërvitje, e vetmja gjë që mund të bësh është që të luash më shkurt, të jesh pranë shokëve të skuadrës, të mos bësh driblime kot.

Duhet të heqësh se s’bën iniciativën për të dribluar, pasi ke tre muaj që nuk bën stërvitje. Egbo edhe mund të zëvendësohej te Tirana, nuk ishte trajner përfundimtar.

Partizani? Për klube si Partizani, Tirana, që u furnizuan me para, zëvendësimi duhet të hiqet si opsion. Duhet të përforcohesh, jo të zëvendësosh. Nuk dihet nëse mund të qëllojë zëvendësuesi më i mirë apo jo. Ke Labinotin, merr dhe një tjetër, rrit cilësinë dhe rivalitetin në ekip. Nëse do të shkonim në nivelin e një klubi me organikë të pasur, me dy formacione, besoj se vetë ndeshjet e kampionatit do ta sistemonin”, tha Riza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!