Riza: Lerda solli probleme, Demi mos t’u lërë dorë të lirë trajnerëve

schedule22:50 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 22:50 - 19 Dhjetor, 2019

Florian Riza, specialist futbolli, i ftuar si zakonisht në emisionin “Pressing” në ABC News, analizoi sfidat e kësaj jave në elitën e futbollit në Shqipëri. Fillimisht ai foli për kreun e renditjes, duke u ndalur te rëndësia e ruajtjes së kreut dhe vështirësia për ta bërë diçka të tillë.

“Edhe pse Kukësi është i pari, do e shikojë me stres atë pozicion. Problemi është mbajtja e vendit të parë deri në fund. Pas fazës së dytë do të shikohen tre skuadrat që janë për mbijetesë, pasi dy bien direkt dhe një e tretë luan në ‘play-out’ më pas”, tha Riza.

“Problemet erdhën kryesisht nga trajneri Franco Lerda. Bëhet fjalë për ekipin kampion, që e do sërish titullar. Trajnerin krijon përplasje fizike me ndihmësit e tij dhe nuk është normale. Ai duhet të vendosë lojtarët në kushte maksimale pune, e jo më stafin.

Demi u lë dorë të lirë trajnerëve. Ai duhet të jetë prezent, të mos lërë dorë të lirë. Ata mund të gabojnë dhe nuk dihet të lihen. Italiani mendonte se ishte i pavarur dhe mendonte se mund të bënte ç’të donte”, deklaroi Riza. /abcnews.al