Rivaliteti ndërmjet kirurgëve dhe radiologëve nuk duhet të dëmtojë pacientët

schedule11:51 - 14 Shtator, 2022

schedule 11:51 - 14 Shtator, 2022

Prof.Asc. Eugen Enesi

Për trajtimin e hemoragjisë cerebrale nga aneurizmat – çarja e enëve të gjakut të trurit- ekzistojne dy teknika : klipsi dhe koili.

Shumë studime ku ai më kryesori i botuar në ‘’The Lancet’’, një revistë mjekësore me seli në Londër, kanë arritur në përfundimin se trajtimi me koile pa hapje të kokës është fortësisht i rekomandueshëm në këta të sëmurë. Kjo teknikë jo-kirurgjikale është shumë e përhapur dhe e aplikuar në Europë dhe Amerikë. Ky studim u mbyll para kohe kur komiteti etik vlerësoi qartësisht se një vit pas trajtimit 31% e pacientëve të trajtuar me teknikën kirurgjikale ishin me defiçite të rënda ose të vdekur krahasuar me 24% të pacientëve të trajtuar me ‘’koile’’ pa kirurgji.

Ndërkohë që aneurizmat vazhdojnë të shkaktojnë vdekje dhe dëmtime të parikthyeshme të lëvizshmërisë në moshat e reja dhe të mesme studimet për të vlerësuar efektivitetin e koilimit kanë vazhduar dhe sot rreth 20 vite kjo metodë është e konsoliduar duke bërë nje revolucion si zgjedhja e parë në mënyrën e trajtimit të aneurizmave intrakraniale. Konluzioni më i rëndësishëm i trajtimit për të cilin të gjithë mjekët kanë rëne dakort është ai që 80% e pacientëve në Amerikë sot nuk zgjedhin midis dy metodave por trajtohen me rrugë endovaskulare, pra teknikën pa kirurgji.

Studimi në Lancet “ka hapur tregun për koiling’’ komenton Dr. J.P.Mohr, profesor i Neurologjisë në Universitetin e Columbias dhe drejtor i Tananbaum Stroke Center.

Ai ‘’nuk i përgjigjet të gjitha pyetjeve’’ por e vendos koilimin e aneurizmave‘’shumë lart në klasifikim’’ shprehet Dr. John R. Marler, profesor i asociuar për studimet klinike në National Insitute of Neurological Disorders and Stroke.

Kjo teknikë është shpikur në USA duke u përhapur dhe përkrahur shumë shpejt kudo.

Aneurizmat cerebrale nuk vrasin aq shumë sa infarktet e trurit apo të zemrës por kanë një vdekshmëri me fatalitet te lartë në moshat e reja, 50% e pacientëve vdesin pa arritur në spital dhe 25% e te mbijetuarve mbeten me dëmtime trunore të parikthyeshme. Disa nuk janë të aftë për të ushqyer veten e tyre, disa vuajnë nga epilepsia, të folurit me vështirësi dhe çrregullime të personalitetit. Ata që janë me fat i kthehen jetës normale vetëm me pak humbje të memories. Të gjithë jetojnë me frikën e rihemoragjisë.

Aneurizmat e trurit janë të shpeshta në populate me një incidence 1 në 15 persona. Në Shqipëri llogaritet rreth 250 persona në vit të vuajne nga gjakrrjedhja në tru dhe vetëm gjysma arrijnë të vijnë në spital.

Për rreth 30 vjet, kliping i aneurizmës ka qenë trajtimi standart: neurokirurgu heq një pjesë kocke të kafkës, sposton lehtë trurin në anën e hemoragjisë dhe vendos një kapse në pjesën e dëmtuar dhe të ballonuar të murit të arteries.

Koiling është trajtim i ri. Duke përdorur skaner komputerike me rreze X, radiologu futet me tuba të hollë nga rrëza e kofshës deri në enët e gjakut të trurit dhe futet brenda aneurizmës më tej lëshohen spirale të vogla prej platini me trashësinë e fijes së flokut deri në mbushjen e plotë të aneurizmës duke e përjashtuar atë nga qarkullimi i gjakut.

Koha e shërimit pas koilit, pa kirurgji, është më e shpejtë dhe me më pak shance për infeksione të rrezikshme apo epilepsi. Versione të ndryshme të idesë të trajtimit të aneurizmave me koile ka patur prej shumë vitesh por suksesi në zhvillim erdhi kur koilet u arritën të shkëputeshin nga kateteri në brendësi të aneurizmës kur aplikohet një sasi e vogël rryme elektrike përgjatë fillit.

Evolucioni i kësaj teknike është i ngjashëm me atë të stenteve në arteriet e zemrës për të parandaluar infarktin.’’ Kur stentet filluan të përdoreshin për trajtimin e koronareve, të gjithë e konsideronin si një çmenduri. Sot ekzistojnë dy alternativa. Nëse dështon stenting i koronareve, atëhere bëhet bypass me kirurgji’’.

Koilet e rinj u shpikën nga Dr. Guido Guglielmi expert në elektronikë Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles.

Sot në Europë më shumë se 75% e pacientëve trajtohen me koiling në spitale ku realizohen të dyja procedurat. Studimet kanë treguar se ecuria e të sëmurëve është më e mirë në spitale të cilat trajtojnë më shumë se 20 aneurizma në vit dhe kanë shërbim infermieror të dedikuar për të sëmurët neurologjikë.

Disa neurokirugë e shprehin hapur pakënaqesinë pasi këto trajtime realizohen nga mjekët radiologë që e kanë shpikur e avancuar këtë teknologji dhe që janë të familjarizuar me aparaturat radiologjike që përdoren për realizimin e saj por në fund kjo është në të mirë të pacientit dhe është ajo që ka me shumë rëndësi.

Rivaliteti ndërmjet kirurgëve dhe radiologëve nuk duhet të dëmtojë pacientët. Një zgjidhje e drejtë do të ishte vlerësimi i pacientit nga një ekip mjekësh kompetentë të formuar dhe të çertifikuar në trajtimin e aneurizmave intrakraniale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!