Rivali i Shqipërisë pa trajner, drejtuesit e Federatës shkarkojnë 49-vjeçarin

schedule15:27 - 18 Janar, 2021

schedule 15:27 - 18 Janar, 2021

Polonia është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Rivalët e tjerë të kuqezinjve janë Anglia, Hungaria, Andorra dhe San Marino.

Rikthemi te Polonia, që ka mbetur pa trajner. Drejtuesit e Federatës kanë vendosur të shkarkojnë Jerzy Brzeczek. 49-vjeçari mbante postin e trajnerit të kombëtares prej korrikut të vitit 2018.

Një shkarkim gjashtë muaj përpara nisjes së Euro 2021, aty ku Polonia bën pjesë në grupin E bashkë me Spanjën, Sllovakinë dhe Suedinë.

Dua të falënderoj Brzeczek për punën e kryer gjatë këtyre viteve“, është shprehur shkurt Zibi Boniek, presidenti i PZPN (Federata Polake e Futbollit). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!