Sot kanë zbritur në fushë edhe kundërshtarët e Shqipërisë në grupin 4 të Nations League; Lituania, Kazakistani dhe Bjellorusia. Të dyja takimet e këtij muaji i luajmë në shtëpi, në fillim përballë Kazakistanit (15 nëntor, 18:00) dhe tre ditë më vonë me Bjellorusinë (ora 16:00).
Lituani luajti në shtëpi kundër Ishujve Faroe, miqësore që e fitoi me rezultatin 2-1. Kazakistani u ndesh jashtë fushe me Malin e Zi në stadiumin ” Stadion Pod Goricom”. Kjo përballje nuk prodhoi asnjë gol, duke u mbyllur ashtu siç nisi.
Gola të shumtë në sfidën e Bjellorusisë. Këta të fundit luajtën në Rumani përballë kombëtares vendase, sfidë që e humbën me rezultatin 5-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0 për Rumaninë, por kazakët ia dolën të ngushtonin humbjen në fraksionin e dytë të ndeshjes. /abcnews.al
Lituani-Ishujt Faroe 2-1
Mali i Zi-Kazakistan 0-0
Rumani-Bjellorusi 5-3