Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, që Bayern Munich e luan në transfertë kundër modestëve të Bremer SV.
Këta të fundit janë futur në karantinë, për shkak të një vendimi të autoriteteve shtetërore. DFB do të vendosë për datën dhe orarit të ndeshjes pasi të konsultohet me klubet.
Veç ndeshjes, DFB ka vendosur të shtyjë edhe shortin për turin e dytë të Kupës së Gjermanisë, sikurse thuhet në njoftimin që klubi bavarez ka bërë në webfaqe. / abcnews.al