Rivalë vetëm brenda fushe, dy ekipet e Mançesterit bëjnë donacionin e radhës

schedule15:15 - 21 Mars, 2020

schedule 15:15 - 21 Mars, 2020

Dy ekipet e Mançesterit, Manchester City dhe Manchester United, kanë dhuruar së bashku një vlerë prej 100 mijë sterlinash për bunkerët ushqimorë në Angli, që po ndihmojnë pacientët e prekur me Koronavirus, si dhe të pastrehët.

Plot 19 bunkerë ushqimorë, pritet të furnizohen nga këto para të bëra donacion nga dy klubet e Mançesterit. Rezervat ushqimore në Angli janë ulur ndjeshëm, pasi e gjithë popullsia ka marshuar drejt marketeve dhe kanë filluar izolimin në shtëpi.

Këto para, ishin më se të nevojshme dhe përfaqësues të dy klubeve, kanë bashkëpunuar dhe kanë firmosur çekun me vlerën 100 mijë sterlinash. Një gjest fantastik i dy klubeve fantastike!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!