Rivalë në fushë e në merkato, Inter vihet pas “fiksimit” të Milan

schedule09:36 - 5 Tetor, 2023

schedule 09:36 - 5 Tetor, 2023

Dëmtimi i sulmuesit austriak, Marko Arnautovic, në sfidën e Serie A, ndaj Empoli lë një “boshllëk” të madh në repartin e sulmit të “zikaltërve” të Inter, të cilët tanimë duhet të mbështeten vetëm te treshja, Lautaro Martinez-Marcus Thuram-Alexis Sanchez.

Në këto rrethana, nënkampionët e Evropës, duket se janë të detyruar të futen në merkato, pavarësisht se Marotta disa ditë më parë u shpreh se nuk do të kishte afrim për zëvendësuar austriakun, mirëpo duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër dhe “objektivi” i radhës është një lojtar, shumë i kërkuar nga “rivalët” e Milan gjatë merkatos së verës.

Bëhet fjalë për “bomberin” iranian të Porto, Mehdi Taremi, i cili pavarësisht se i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni, me “dragonjtë” portugezë, sërish këta të fundit kërkojnë minimalisht 20 milionë euro për kartonin e tij dhe tashmë mbetet veçse të presim e të shikojmë nëse bordi “zikaltër” do të çelë negociatat me Porto-n gjatë merkatos së dimrit ose jo. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!