“Rituali i jetës” rikthen në skenën e TKOB, Arjan Sukniqin. Koreografi përlotet ndërsa flet për karrierën

schedule10:36 - 13 Qershor, 2023

schedule 10:36 - 13 Qershor, 2023

“Rituali i jetës” është muzikali i cili rikthen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit pas rreth një dekade, koreografin e mirënjohur Arjan Sukniqi.

Emocionet e rigjintjes në skenë, Sukqini i rrëfeu në studion e ‘Pas Mesnatë’ në ABC News, ndërsa tha se e ka përjetuar shumë këtë vepër, e cila do të vijë për publikun duke iu përshtatur kohës.

“Nganjëherë më duket sikur s’kam qenë kurrë, nganjeherë më duket sikur kam lindur aty. 9 vite pa shkelur aty, fare as si spektator as si profesor, por më mungon. Ndjesia që parë që ndjeva ishte ajo aroma që ka cdo institucion, dhe bëri kontakt në subkoshiencën time. E kam përjetuar shumë emocionalisht ditë e parë që u riktheva.

Historia jonë është me shumë profesion, dashuri, nuk është një vend me porosi, publikun s’e gënjen dot. Është një vend që duhet ta shtrëngosh mirë veten. Ndaj është një vend ku njerëzit tromaksen kur duan të venë një vepër. Ka përgjegjësi të jashtëzakonshme.” u u shpreh ai.

Me një karrierë të gjatë mbi supe, Sukniqi nuk mundi t’i mbajë lotët, ndërsa rrëfeu për karrierën e tij, si edhe ritakimin me trupën e baletit, për të cilët u shpreh se praktikisht i ka rritur vetë.

“Gjithë trupa e baletit, janë thuajse gjithë brezi që diplomën e kanë me firmën time, pra le të themi janë të rritur nga unë. Dhe ato kohë më pritën me një entuziazëm që edhe më erdhi mirë, më shkonin lot kur flisja me to. Kujtonim, kemi bërë gjëra të bukura me ato mundësi që dinim. E rëndësishme ishte që ato të punon dhe publiku të merrte atë që meritonte. Kur je aktiv gjërat kalojnë ti merr emocionin e momentin dhe ti pret për të ndërtuar veprën tjetër. Unë kështu jetoj. Kam mirëkuptimin e familjes. Gjithësesi më shumë duhet të ishte bërë. Kam bërë aq sa kam pas mundësi, por e rëndësishme është që jam munduar të jem qytetar korrekt në këtë Shqipërinë tonë, pa menduar keq për askënd.” vijoi më tej Sukniqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!