Riti fetar i 13 të martave në kishën e Laçit, shkakton trafik e fluks qytetarësh

schedule15:38 - 13 Qershor, 2021

schedule 15:38 - 13 Qershor, 2021

Qëndruan për rreth 4 orë në trafik, për të qenë në vendin e shenjtë të Laçit. Policia e pati të pamundur të menaxhojë fluksin e besimtarëve të cilët Iu drejtuan kishës së Shna Ndout.

Radhë e mjeteve niste nga autostrada deri te kisha.

“Jemi nisur ne orën 7 tani është ora 10, kemi katër orë. Do shkojmë deri lart”, ka thënë një qytetare.

“Trafiku fillonte që nga Tirana deri këtu të them të drejtën”, ka thënë një tjetër besimtar.

Kjo situatë u krijua dhe si shkak i ripunimeve të banesave nga tërmeti.

Për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, shumë prej tyre e kaluan natën pranë kishës.

Është vend i shenjtë, vijmë vit për vit nga Athina këtu, kemi fëmijën sëmurë me autizëm”, ka thënë një qytetar që vinte nga Greqia.

“Ka bërë shumë mrekullia kjo kishë, njihet në gjithë botën. Vijnë edhe të huaj këtu”, është shprehur ai.

Për 13 të marta, Kisha katolike e Shën Antonit të Padovas dhe shpella e Shën Vlashit kthehen në vende pelegrinazhi të gjitha besimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!