“Rithemelimi” i përgjigjet PD-së: Askush nuk përfaqëson opozitën më shume se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”

schedule16:06 - 6 Shkurt, 2022

schedule 16:06 - 6 Shkurt, 2022

Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur Partisë Demokratike. Selia blu sulmoi sot Sali Berishën, pasi ish-kryeministri prezantoi në Sukth Ardian Mukën si kandidat për Durrësin.

Sipas PD-së, kandidatët e Berishës nuk përfaqësojnë demokratët por Ilir Metën. Ndërkaq, në një reagim, “Rithemelimi” thekson se askush nuk përfaqeson opozitën më shume se kandidatët e “Shtepisë së Lirisë”.

Reagimi i plotë:

Perballe braktisjes nga demokratet dhe disfates se sigurte qe e pret ne 6 Mars, shoqata Brava – Bardhi per llogari te Edi Rames, vazhdon sulmet ndaj demokrateve dhe partive te tjera opozitare. 

Akush nuk perfaqeson opoziten me shume se kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, jane zgjedhur per te here te pare nga vetem demokratet me parimin nje anetar nje vote!

Kjo eshte dhe arsyeja qe jo vetem demokratet por i gjithe populli opozitar ne vend te kandidateve te zarfit do te zgjedhe kandidatet e votes se lire. Ne vend te pazareve do te zgjedhe perballjen me Edi Ramen dhe ne vend te humbjes do zgjedhe fitoren.

Boll me Edi Ramen dhe humbesin serial Lulzim Brava! Vota per Lulzim Braven eshte vote per pazar – per humbjen e radhes! Vota per kandidatet e Shtepise se Lirise eshte vote per bashkimin e demokrateve dhe gjithe popullit opozitar!

Eshte vote per rikthimin e Shpreses dhe FITORES!

Floriana Garo- Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!