Ritet fetare muslimane dhe ato të hebrenjve në xhaminë al-Aksa dhe tempullin e Jeruzalemit kanë kaluar pa përplasje të mëdha.
Rreth 15,000 hebrenj u mblodhën në Murin Perëndimor në Jeruzalem, vendi më i shenjtë ku hebrenjtë mund të luten, të dielën në mëngjes për Pashkën e hebrenjve, që feston historinë biblike të ikjes së izraelitëve nga skllavëria në Egjipt.
Në të njëjtën kohë, mijëra palestinezë kryen lutjet myslimane të agimit dhe mesditës në al-Aksa. Pelegrinët e krishterë gjithashtu festuan Pashkën. Kjo shënoi një rast të rrallë të festimeve në tre besime të ndryshme.
Megjithatë priten përplasje të dhunshme në vijim. Izraeli ka kryer mijëra sulme në Siri gjatë luftës 12-vjeçare, me qëllim sabotimin e fuqizimit iranian, por rrallëherë i pranon ato.
/abcnews.al