Ritet e Vitit të Ri në disa vende të botës

schedule10:00 - 1 Janar, 2020

schedule 10:00 - 1 Janar, 2020

Pritja e Vitit të Ri është lidhur me zakone dhe tradita të ndryshme në vendet e veçanta. Ja disa nga ritet kryesore në disa vende të botës.

1.Kolumbi

 

Nëse keni një shpirt aventurier, Kolumbia është vendi i duhur për ju. Për Vit të Ri, banorët ecin nëpër lagje duke tërhequr pas një valixhe bosh, si një rit për të ndjellë një vit të ri plot aventura.

2.Peru

Banorët e provincës së Chumbivilcas-it në Peru, marrin pjesë në atë që quhet ‘Takanakuy’, një ndeshje me grushte mes fqinjësh. Njerëzit ndeshen fizikisht për të nxjerrë inatet e vitit që po mbaron gjatë një festivali që zgjat gjithë ditën e 25 dhjetorit, për t’a nisur vitin e ri, pa mllef.

3.Zvicër

 

Qytetarët zviceranë e mirëpresin vitin e ri duke hedhur në tokë një kaush me akullore. Por ky nuk është një shpërdorim; është një zakon që thuhet se sjell begati në vitin që sapo ka nisur.

3.Bolivi

Ngjyra e të brendshmeve është paracaktuese e fatit që ju pret në vitin e ri, të paktën kështu është në Bolivi. Një palë të brendshme të kuqe thuhet se ju sjellin dashuri, ndërsa një palë në ngjyrë floriri ju sjellin mirëqenie dhe pasuri për 12 vitet e ardhshme. Mos guxoni të vishni të zeza.

4.Skoci

 

Në Skoci, personi i parë që kalon pragun e derës së një skocezi paracakton fatin që do të ketë ai në vitin e ardhshëm. Ndaj, vizitorët e parë në shtëpinë e skocezëve sjellin me vete dhurata, kryesisht, uiski.

5.Rumani

Mund të keni dëgjuar për ‘leximin e gjetheve të çajit’. Po për atë të qepëve? Disa njerëz në Rumani qërojnë lëvozhgat e qepës më 31 dhjetor, dhe më pas përpiqen të lexojnë në to atë çfarë u është parashkruar për vitin pasardhës.

 

Një tjetër traditë rumune për vitin e ri është ‘Kërcimi i Arinjve’. Kjo festë mbahet në disa fshatra të Rumanisë, por mos u trembni; ata arinjtë e vegjël që do të shihni, janë vetëm njerëz që janë maskuar për të trembur shpirtrat e këqij, që ata të mos vijnë gjatë vitit që vjen.

6.Danimarkë

 

Sa më shumë qelqe të thyera të gjesh tek pragu i derës, aq më shumë të duan, në Danimarkë. Për të festuar Vitin e Ri, banorët thyejnë pjata dhe gota në pragjet e dyerve e miqve apo të afërmve që u pëlqejnë më shumë.

7.Kili

 

Nëse dëshiron një vit të begatë në Kili, atëherë bën mirë të gatuash thjerrëza për darkë. Kilianët hanë të paktën një lugë nga gjella me thjerrëza në mesnatë, për të ndjellë një vit të ri me sa më shumë punë. Po, punë. Sepse puna nënkupton para.

8.Brazil

 

Në Brazil, festuesit vishen me të bardha për të mirëpritur vitin e ri. Dihet se e bardha përfaqëson mbarësi dhe mendohet se largon shpirtrat e errësirës.

9.Argjentinë

Mos guxo të të zërë gjumi në natën e ndërrimit të viteve në Argjentinë! Sepse, nëse befas zgjohesh kur ora të jetë 12 dhe nga përgjumja e bën hapin e parë me këmbën e majtë, do të jetë një vit i tmerrshëm! Në mesnatë, argjentinasit bëjnë kujdes që hapi i parë që hedhin në vitin e ri, të jetë me këmbën e djathtë.

10.Bjellorusi

 

 

Harrojini buqetat me lule: Në Bjellorusi, ai që e di mirë se kush do të martohet në vitin e ri, është gjeli. Femrat ulen në formë rrethi me nga një kalli misri në dorë. Zonjusha që ka misrin fatlum, i cili do të jetë i përzgjedhuri i gjelit për t’u ngrënë, është e përkëdhelura e fatit për t’u martuar.

11.Spanjë

 

Në Spanjë është e zakonshme që për vit të ri, njerëzit të hanë 12 kokrra rrushi në mesnatën e ndërrimit të viteve. Besohet se 12 kokrrat e rrushit sjellin 12 muaj të mirë gjatë vitit që sapo ka hyrë.

12.Filipine

 

Në Filipine, tavolinat mbushen me fruta të rrumbullakëta në vigjiljen e vitit të ri. Forma e tyre e rrumbullakët simbolizon monedhat. Sa më shumë të tilla të kesh mbi tavolinë, aq më i begatë thuhet se do të jetë viti i ardhshëm./abcnews.al