Rita Petro flet pas 7 vitesh për “kryqëzimin” që i bën: U sulmova për librin “Vrima” nga njerëz që nuk e kishin lexuar

schedule10:22 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 10:22 - 21 Dhjetor, 2023

Disa vite më parë, poetja Rita Petro bëri shumë zhurmë me vëllimin poetik “Vrima”, i cili u zgjodh si “Libri më i mirë me poezi”. Edhe pse ka kaluar kohë, ky botim vazhdon të zgjojë kureshtje te të gjithë lexuesit.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Rita tregoi se si e priti të gjithë situatën e krijuar në atë kohë, mes paragjykimeve, uljes së figurës së saj dhe shkëlqimin që pati më pas.

Kur rri dhe mendoj sot, në atë kohë, nuk e prisja kurrë që mund të ndodhte një gjë e tillë, sepse unë kisha kohë që shkruaja një letërsi ndryshe, provokuese dhe me libra të tjera. Rrethi letrar më njihnin të gjithë, po me botimit e atij libri dhe sidomos provokoi më shumë titulli. U bashkua titulli me çmimin, ai koncepti ‘si mund të fitojë një libër, i cili ka një titull të tillë’ dhe që pastaj u bashkuan shumë e shumë shtresa njerëzish, qoftë dhe intelektualët, që e gjykuan pa e lexuar. Mbasi u lexua libri dhe mbas daljeve të mia në media më shumë, gazetarët e kulturës ishin të interesuar për fjalën time dhe çdo gjë pastaj mu kthye. Siç rash menjëherë poshtë, fillova t’i ngjisja shkallët, por unë jam me parimin që njeriut kur i ndodh një gjë e tillë, duhet të ruaj gjakftohtësinë dhe duhet të ketë dhe atë vullnetin, që prit, sepse është një pjesë njerëzish që duhet të marrin vesh si është e vërteta dhe unë gjithmonë me këtë jam, nuk sulmoj asnjëherë atë që më sulmon dhe mendoj që është një pikat e mia më të forta, të mos sulmoj atë që më sulmon. I lash gjërat të më vinin natyrshëm, shkallë-shkallë dhe unë tregova veten time, libri tregoi veten e vetë. Edhe më vjen mirë që ky libër nuk është harruar, vazhdon lexohet dhe diskutohet prapë, sepse ka libra që harrohen, shuhen. Mua më vjen mirë për këtë gjë”, u shpreh poetja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!