Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është një nga emrat që ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, por kryedemokrati u shpreh sonte se zgjedhjet e 25 Prillit nuk i njeh. Ish-deputeti Ristani i ftuar në “Log.” ngriti pyetjen, 4 palë zgjedhje të humbura, prapë do të bëjmë eksperimente ne? Sipas tij, PD duhet ribërë në mënyrë që të bëhet konkurruese dhe të fitojë zgjedhjet.
“Basha tha që beteja do të vazhdojë? Më vjen mirë që ka rregulluar diçka, sepse ishte fraza beteja tani fillon, që do të vazhdojë jam dakord, sepse opozita këtë punë ka, është në betejë deri kur të marrë pushtetin. Por beteja nuk fillon tani, pasi fyen 8 vitet në opozitë të demokratëve. Shumë mirë që e ka rregulluar. Beteja vazhdon.
Lexo edhe: Ristani: Nisma për shkarkimin e Metës për të zhvendosur fokusin nga Basha dhe zgjedhjet
Sa i përket mos njohjes së zgjedhje, nëse do ta bëjë, unë mendoj se do ta bëjë për qëllime personale, që nuk kanë të bëjnë më me PD-në. Gabimi me daljen nga parlamenti dhe mos marrjen në zgjedhje i kanë kushtuar shumë PD-së. Kanë qenë vendimmarrje të gabuara. Kam përgjegjësi edhe unë, pasi edhe unë kam djegur mandatin.
Lexo edhe: Provat e opozitës për parregullsi në zgjedhje, Ristani: Nuk ka për të pasur ndikim në rezultat
Unë nuk besoj se PD-së i sjell gjë të mirë mos njohja e zgjedhjeve. Nëse do të shoqërohet me mos hyrjen pastaj në parlament dhe do të vazhdojë i njëjti kalvar, derisa ti vënë çelësin Partisë Demokratike. Nëse edhe do i njohin edhe do hyjnë në parlament do të jetë qëndrim moral dhe politik shumë i gabuar” tha ai.
Grupi brenda PD-së me Nishanin, Ristanin por edhe Imamin e të tjerë kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, por a ka ky segment aktualisht një kandidat potencial për të marrë drejtimin e së djathtës shqiptare?
“Burri do të dalë në proces. Ai (Fatbardh Kadilli) që ka dalë është burrë dhe alamet burri, si ai do të dalin edhe të tjerë. Por nuk jemi në proces, ajo që po kërkohet është që të hapet rruga një herë” tha Ristani./ db/ Abcnews.al