E ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, kirurgia Erjona Sinani ka folur për risitë kirurgjiakale në spitalin “Hygeia”, ndërsa theksoi se ka në kujdes maksimal ndaj pacientëve. Doktoresha u shpreh se ndërhyrjet realizohen në çdo orë të ditës edhe në raste urgjente.
“Laparaskopia realizohet me disa incizione, hapje të vogla ku më e zakonshmja është heqja e tëmthit me katër vrima. Nëpërmjet sondave të gjitha procedurat shihen në ekran, shkakton shumë pak dhimbje dhe ka disa plagë të vogla që pas disa kohësh nuk vihen re”, sqaroi Sinani.
Doktoresha shpjegon se procedura zgjat nga një ose disa orë sepse varion nga lloji i ndërhyrjes.
“Njerëzit ka raste që nuk e dinë që kanë gurë në tëmth dhe kur janë gurë të vegjël ka më shumë predispozitë të krijojnë probleme. Cilësia e jetës është shumë më mirë pas ndërhyrjes sepse pacienti mund të ushqehet me çfarëdolloj ushqimesh, bëhet fjalë vetëm për një 7 ditësh ku pacienti duhet të ketë kujdes me ushqyerjen”, u shpreh kirurgia.
Sa i përket çmimeve doktoresha sqaroi se është bërë një ulje për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa u shpreh se stafi i “Hygeias” është në shërbim të pacientëve me teknologjinë më të fundit.
“Ndërhyrjet realizohen në çdo orë të ditës edhe në raste urgjente. Fillimisht priten nga mjeku që është në urgjencë, mjeku kirurg është 24 orë në spital me turne, në çdo ditë. Për urgjencën shërbimi duhet të jetë më i shpejtë”, tha më tej Sinani.
/abcnews.al