Risia në Spanjë, ndeshjet e futbollit mes kolegëve pjesë e orarit të punës

schedule12:55 - 15 Qershor, 2019

schedule 12:55 - 15 Qershor, 2019

Ndeshjet e futbollit në salla të vogla mes kolegëve tashmë do të konsiderohen brenda orarit të punës. Është ky vendimi i gjykatës së lartë spanjolle i cili ka shkaktuar jo pak reagime.

Vendimi më i fundit i gjykatës së lartë spanjolle ka shkaktuar jo pak reagime në vend: të luash futboll me pesë kolegë apo klientë sipas ligjit të ri tashmë do të jetë pjesë e orarit të punës. Pasojat? Dëmtimet në fushë do të konsiderohen si dëmtim në vendin e punës, ndërsa ata që luajnë do të kenë nevojë për të paktën 12 orë pushim para se të rifillojnë punën. Vendimi konfirmon një të mëparshëm që i kishte dhënë të drejët sindikatave që kishin organizuar një turne futbolli në orarin e punës.

Çdo gjë nisi pas kërkesës së sindikatave të Altadis të cilat prej vitesh organizojnë turne të tilla për prodhuesit e cigareve në zonë. Pjesëmnarrja ishte vullnetare me garancinë që futbollistët mund të rekuperonin kohën e investuar në ndeshje me ditë apo orë pushimi. Por sindikatat shkuan dhe më tej duke kërkuar që koha e kaluar në fushën e futbollit të konsiderohej si orar pune. Kërkesa u pranua nga Gjykata e Lartë spanjolle. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!