Ushtria amerikane ka prezantuar risinë më të re të teknologjisë atë të syzeve për qentë ushtarakë.
Këto syze do ju japin mundësinë qenve të marrin urdhra edhe nga distanca.
Qentë mund të kërkojnë për eksplozivë dhe rreziqe të tjera, por kanë nevojë për udhëzime.
Syzet janë të dizajnuara për t’i lënë mbajtësit e tyre t’i drejtojnë ato, për të qenë të sigurt dhe jashtë rrezikut.
Tani ushtarët zakonisht drejtojnë qentë e tyre me sinjale dore ose me tregues lazer, mirëpo të dyja këto taktika kërkojnë që ushtari dhe qeni të jenë afër.
“ Syzet AR do të përdoret për t’u siguruar qenve komanda dhe shenja, nuk është për qenin që të bashkëveprojë me të si një njeri”, tha Dr Stephen Lee, një shkencëtar i vjetër në Laboratorin e Kërkimit të Ushtrisë . l.k/abcnews.al