Juventus dhe Lazio do të përballen për herë të tretë në shtatë vitet e fundit në Superkupën e Italisë. Finalja e së dielës do të luhet në Riad të Arabisë Saudite, duel që nis në orën 17:45.
Risia e madhe në këtë ndeshje do të jetë uniforma e kampionëve të Italisë. Numrat dhe emrat e lojtarëve të “Zonjës së Vjetër” do të jenë në gjuhën arabe. “Do të jetë një fanellë e veçantë, ajo me të cilën Juventusi do të luajë në finalen e Superkupës kundër Lazios.
Kjo është projektuar në bashkëpunim me Shaker Kashgari, artistin e famshëm të kaligrafisë saudite-marokene. Vendosëm kështu për të nderuar një formë tradicionale të artit. Klubi ynë demonstron se është afër gjithë tifozëve nga e gjithë bota dhe befason sërish me një uniformë unike“, theksohet në komunikatën e klubit italian.
Trajneri Sarri ka grumbulluar edhe kapitenin Chiellini për këtë ndeshje. “Veterani” i mbrojtjes ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë të fillim sezonit dhe është gati për t’u rikthyer në fushë. /abcnews.al