Risi/ Teknologji mjekësore bashkëkohore, profesionalizëm që garanton suksesin e trajtimeve Ortopedike në Spitalin Hygeia

schedule16:15 - 22 Gusht, 2023

schedule 16:15 - 22 Gusht, 2023

Për herë të parë në vend, ekipi i ortopedisë nën drejtimin e dr. Dritan Todhe, realizoi rifiksimin e ligamentit të kryqëzuar të pasëm (LCP), në një gju të traumatizuar me një dëmtim të kombinuar të platosë tibiale dhe ligamentit colateral lateral.

Ligamenti kryq i pasëm është një tabu dhe sfidë e vështirë në artroskopinë e gjurit. Arritja e trajtimit të tij nëpërmjet refiksimit i mundëson pacientit të ketë përsëri ligamentin e tij pra jo një zëvëndësim.

Stafi i mjekëve Ortoped të këtij Departamenti merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve të traumës dhe patologjive që prekin sistemin muskuloskelektik tek të rriturit dhe fëmijët. Filozofia e këtij Departamenti bazohet në mundësinë që ju ofrohet pacientëve për tu konsultuar me kirurgë ortopedë të specializuar të cilët ju kushtojnë kohën, vëmendjen dhe profesionalizimin në përcaktimin e diagnozës dhe në trajtimin me metodat nga më bashkëkohoret bazuar në protokollet e standarteve ndërkombëtare (evidence based medicine).

Në Departamentin e Ortopedisë #Hygeia, sajë profesionalizmit të mjekëve kirurgë ortopedë, teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, diagnostikohen dhe trajtohen me shumë sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike përfshirë edhe të gjitha llojet e frakturave të cilat realizohen me metodat nga më bashkëkohoret, ato miniinvazive endoksopike, të cilat ofronë garanci më të lartë dhe kohë rekuperimi të shkurtër për pacientin, dhe si të tilla mund të përmendim:

  • Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare
  • Trajtime të traumave sportive me teknologji te avancuar si psh:

Kirugjia e gjurit:

  • trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet)
  • trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit;
  • riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij ose ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair

Për kirurgjinë e supit:

  • Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Row (me dy rradhë).
  • Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nephew – R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)

 

Spitali Hygeia

Tel: 04 23 90 000

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!