Subvencione për fermerët: Ofrohen lehtësira, por duhet me shumë mbështetje

schedule15:17 - 22 Mars, 2024

schedule 15:17 - 22 Mars, 2024

Ndryshimet në skemën mbështetëse për bujqësinë janë mirëpritur nga fermerët në Fier. Rimbursimi i naftës drejtpërdrejtë në llogari thonë se kursen kohë dhe shmang burokracitë.

Më të vëmendshëm në aplikimet që nisin në datën 27 mars duhet të jenë fermerët që kanë toka me qira dhe sera.

Naftë dhe subvencione të tjera kanë përfituar edhe vitet e shkuara por nga qeveria kërkojnë më shumë mbështetje. Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane, ndërsa në dhënien e subvencioneve direkte do të përfshihet edhe sektori i bimëve mjekësore.

Sipas të dhënave nga ministria e bujqësisë vjet nga skema e subvencioneve përfituan rreth 65 mije fermerë, ndërsa këtë vit synohet të përfitojnë mbi 70 mijë persona.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!