Risi në futboll, pesë zëvendësime dhe në sezonin e ardhshëm

schedule13:38 - 8 Korrik, 2020

schedule 13:38 - 8 Korrik, 2020

Pandemia e Coronavirusit solli disa rregulla të reja në futboll. Përveçse masave higjenike dhe stadiumet e boshatisura, një rregull tjetër është dhe pesë zëvendësimet që një ekip mund të bëjë brenda 90 minutave. Kjo për t’i dhënë më shumë mundësi trajnerave për të aktivizuar më shumë lojtarë për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve që do të luhen brenda një kohe të shkurtër.

Ishte Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar ( IFAB ), lejoi pesë zëvendësimet kundrejt tre që lejohej më parë. Lajmi i madh është se ku rregull mund të lejohet dhe në sezonin 2020/21. Sipas raportimit të “The Athletic”, konfirmimi zyrtar pritet të bëhet në ditët në vijim.

Ky nuk do të jetë rregulli i vetëm që do të diskutohet, pasi ka shumë debate për pozicionin jashtë loje. Gjithashtu do të flitet dhe për VAR-in, ku me shumë mundësi do të vendoset një kohë e limituar për të marë vendimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!