Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë me dije se ditën e hënë do të hapen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare, duke respektuar masat anti Covid.
Ministri Elbert Krasniqi, dhe ij të Shëndetësisë, Arben Vitia në një takim me kryetarët e komunave dhe Adociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë me dije se pritet që të ketë një lehtësim të masave kufizuese.
Gjithashtu ato kanë paralajmëruar se do të ketë një sërë masash të tjera kufizuese që pritet të vijnë në fuqi javën që vjen.
“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve. Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin për mediat.
Po ashtu është bërë e ditur se janë bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomëve për të punuar rreth qasjes dhe punës së këtij sektori në të ardhmen.
“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës”, bëhet e ditur në njoftim./abcnews.al