Rishikimi i historisë, studiuesja: Shumë gjëra janë fshirë, studimi të bazohet deri në vitet ‘90

schedule19:56 - 4 Qershor, 2021

schedule 19:56 - 4 Qershor, 2021

Debati për rishikimin e historisë është një çështje e ngritur së fundmi mes studiuesve dhe historianëve të cilët e shikojnë me rëndësi një vendim të tillë.

Historiania Nevila Nika e ftuar në Radarin Informativ, këtë të premte ka dhënë detaje në lidhje me çështjet më kryesore që duhet të jenë në vëmendje të punës së historianëve.

Nika në fjalën e saj thekson se është e rëndësishme që studimi dhe kërkimet e reja në lidhje me rishikimin e historisë të bëhen me detaje deri në vitet ’90 pasi nuk besoj se ka kuptim që të bësh studime në lidhje me ditët tona.

“Nga ’91 e deri më tani janë vite lirie, por dhe autocensura dhe censura nuk kanë kufi por liria akademia nuk ka pasur ndikime. Një profesionist dhe historian i mirë di ta përballojë trysninë që mund të vijë nga rrethe të caktuara, nëse punon në biblioteka dhe në arkiva pa u mërzitur arrin që të bësh të mundur në punë  të mirë. Nëse do të shikojmë studiuesit tanë fqinjë ne shikojmë, sesi në Greqi janë dashur 3 dekada për një punë voluminoze dhe të saktë.

Për të bërë një libër të plotë të historisë duke shfrytëzuar të gjithë arkivat shqiptare dhe të huaja për të mbledhur çdo dokumentacion në lidhje me Shqipërinë nuk është e thjeshtë.

Unë do të isha që kapitulli i historisë të shkruhej deri në ’90 pasi nëse do e bëjmë deri në ditë tona s’ka kuptim, pasi ne jemi në ndryshim, dhe aktorët politik të këtyre viteve janë në pushtet dhe nuk ka sens që të bëjmë një kapitull për këtë periudhë pa u mbyllë.

Që të gjesh një mbështetje financiare nga qeveria është një arritje, pasi është një element i rëndësishëm në kërkimet që do të zhvillohen. Personazhet që janë përfshirë në këtë projekt janë rrogëtare dhe është shumë e mirë që shteti vijon që ti motivojë. Janë të paktë personat që e bëjnë individuale që shfrytëzojnë mundin e tyre për të bërë një libër. Arkivi shqiptar nuk ka gjithçka dhe është shumë e rëndësishme që për të bërë të mundur një studim të mirëfilltë është të shfrytëzohen arkivat jashtë. Sot studiuesit janë të detyruar që të zbardhin rolin e disa personazheve që kanë pasur kontributin e tyre por për arsye ideologjike mund të jenë fshirë nga historia. Mendoj se në studimin e ri një gjë e tillë tashmë duhet të bëhet publike.

Është e rëndësishme që të shikohet  periudha e mbretit e pushtimit, pra hap pas hapi të ndiqen debatet se vetëm këto do na dërgojnë në një linjë, që mendimet të bëhen bashkë. Arkivat shqiptare janë shfrytëzuar shumë pak, ka shumë individë që kanë bërë gjëra të bukura, punë e bërë ndër vite por që nuk janë shfrytëzuar.

Kur flasim për periudhën e komunizmit është evidente që do të flasim për një krimet.  Për torturat fizike që janë përdorur në atë periudhë që shumë herë dhe janë fshirë. Përqasja e publikut shqiptarë duhet të jetë pak më ftohtë në lidhje me këto fakte pasi ka disa të mira dhe të këqija dhe uroj të presin një produkt të mirë”, ka thënë historiania. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!