Rishi Sunak pranoi se u bë kryeministër për shkak të një gabimi

schedule22:06 - 24 Qershor, 2024

schedule 22:06 - 24 Qershor, 2024

Kryeministri britanik, Rishi Sunak pranoi këtë të hënë se u bë kryeministër për shkak të një gabimi, ndoshta duke iu referuar mandatit katastrofik të paraardhëses së tij Liz Truss.

“Unë i ndjej shumë zhgënjimet e njerëzve. Çelësi (çështja) i këtyre zgjedhjeve është e ardhmja,” i tha ai gazetarit të gazetës “San”, raportoi Sky News.

Ai tha se konservatorët do të ulnin taksat ndërsa qeveria laburiste do t’i rriste ato, gjë që lideri laburist i opozitës Keir Starmer e mohoi vazhdimisht.

Sunak tha se nuk është dakord me sugjerimin e gazetarit të se pas më shumë se një dekade lidershipi konservator, vendi nuk ka bërë përparim.

Kryeministri britanik theksoi se është veçanërisht krenar për arritjet e qeverisë në arsim, duke thënë se standardet në shkolla janë ngritur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!